Distria Krasniqi në finalen e madhe

Xhudo

Distria Krasniqi në finalen e madhe

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 11:24
Distria Krasniqi nuk ndalet, në gjysmëfinale

(E plotësuar) - Distria Krasniqi ka vazhduar me performancë të mirë sot në Grand Slamin e Tbilisit.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë.

Distria Krasniqi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit.

Kampionia olimpike fitoi ndaj xhudistes holandeze, Naomi Van Krevel për ta siguruar një vend në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja e Kosovës dhe kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në Golden Score me një waza-ari.

Në raundin e parë, Krasniqi kishte kaluar pa luftë.

Në çerekfinale ajo do ta presë xhudisten holandeze, Naomi Van Krevel.

Kujtojmë se Kosova në këtë Grand Slam është duke garuar vetëm me Distria Krasniqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat