Anton Cenës i ndodhi e papritura në Greqi

Xhudo

Anton Cenës i ndodhi e papritura në Greqi

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2022 Në ora: 19:55
Anton Cenës i ndodhi e papritura në Greqi

Anton Cena është yll i xhudos për veteranë. Kësaj radhe nuk i shkoi sipas parashikimeve, por i ndodhi e papritura në Kampionatin Evropian në xhudo për veteranë. 

Gjashtë herë kampioni i Evropës për veteranë, shpjegon në detaje se çfarë ndodhi në Kretë të Greqisë.

Cena, kësaj radhe duke mos dashur të merr medalje pa luftë, luftoj në grup-mosha 9 vite më të reja dhe ngeli pa medalje. 

“Dje dhe sot kam marrë pjesë në Kampionatin Evropian për veteranë në Kretë te Greqisë.

Meqë isha i vetëm në këtë kategori dhe nuk doja të marr medalje pa luftuar, kërkova të garoj duke u përballur me xhudistë me te rinj se unë në moshë për nëntë vite, sepse isha përgatitur të sfidoj vetën edhe këtë herë, dhe nuk pranova të garoj në kuadër të grupit me mosha me të vjetra se unë.

Arrita në gjysmëfinale, si pasojë e humbjes nga garuesi i Ukrainës, e me pas humba edhe për medalje dhe u bëra i pesti në Evropë për grup-moshat 50-55 vjeç.

Është hera e parë në jetën time që kam dalë pa medalje, njëkohësisht ky është kampionati i fundit evropian që kam qenë pjesëmarrës.

Deri në tetor para se do të operohem, nëse me lejojnë mundësitë shëndetësore, do të luftoj edhe në dy gara, Itali dhe Holandë.

Edhe kjo pjesëmarrje kërkoi mund dhe angazhim por që mendoj se ia ka vlejtur sepse serish sikur herët tjera, sa për rikujtim unë shkova të fitoj dhjete herë për shtetin e një herë për veten.

Faleminderit të gjithë përkrahësve që nuk me harruan as këtë herë dhe me dhanë forcë motivuese. Ju jam mirënjohës shumë dhe në këtë formë do të ju trajtoj gjithë jetën.

Për mua gjithmonë Kosova do të jetë e para!”, nënvizon Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat