Agron Kuka në mbledhjen e parë të Unionit Evropian: Temë e diskutimit, rrjedha e kongresit

Xhudo

Agron Kuka në mbledhjen e parë të Unionit Evropian: Temë e diskutimit, rrjedha e kongresit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2022 Në ora: 19:44
Agron Kuka në mes

Një personalitet i veçantë, fjalë pak dhe i përkushtuar në punë, është Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës. 

Gjithmonë në nivelin më të lartë të detyrës, duke i realizuar të gjitha objektivat deri me tash me vëllain e tij, trajnerin më të mirë në botë Driton Kuka.

Agron Kuka sot e ka pasur edhe një ditë të veçantë, duke marrë pjesë si anëtar i ri në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të Xhudos.

Image

Është një ditë e veçantë dhe që do të shënohet me shkronja të arta, Kosova me anëtarin e saj për herë të parë histori në Komitetin Ekzekutiv të Unionit Evropian të Xhudos.

Kuka ka treguar se çka u diskutua në Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian, që u mbajt në Vjenë.     

“Po sot pas kongresit të jashtëzakonshëm zgjedhor që u mbajt dje në EJU në Vjenë të Austrisë, u mbajt takimi i parë i Komitetit Ekzekutiv në përbërje të re. 

Temë e diskutimit kryesisht ishte rrjedha e kongresit të djeshëm dhe ndarja e disa detyrave që kanë të bëjnë me garën e radhës e që është Kampionati Evropian i kadetëve që mbahet në Poreç të Kroacisë. 

Po ashtu edhe një pikë qe vlen të theksohet është vendimi për një takim 3 ditorë në Sallbach të Austrisë e ku do punohet në strategjinë e avancimit dhe zhvillimit të sportit të xhudos në kontinentin tonë”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjithsesi se është historike që një përfaqësues nga Kosova, për herë të parë mori pjesë në një mbledhje të nivelit të lartë dhe është e natyrshme që edhe ndjenjat të janë më ndryshe! 

“Sa i përket ndjenjave të mia si pjesë e organit më të lartë Evropian të sportit të xhudos natyrisht ishin të jashtëzakonshme marrë parasysh se afër kisha kolos të këtij sporti dhe po ashtu ndjenja e përgjegjësisë ishte dhe është e pranishme duke qenë i vetëdijshëm për peshën e postit”, nënvizon Kuka.  

Driton Kuka, tha se është një ndjenjë shumë e mirë.

“Pas votimit të Bordit Ekzekutiv nga Kongresi i EJU! Agroni Kryetari i Federatës sonë për herë të parë nga ndonjë sport Olimpik do jetë pjesë e Bordit Ekzekutiv në nivelin e Federatës Evropiane!

Xhudo e Kosovës me tri të Arta Olimpike në dy Olimpiada vlerësohet në Kontinentin e Evropës e jo ndryshe!
Si gjithmonë ka pak xhudo ja u prish qetësinë…”
, ka shkruar Driton Kuka në profilin e tij në facebook.

Trajneri i klubit “Polici” të Prishtinës, Anton Cena, e uron Agron Kukajn. 

Image

Anton Cena dhe Agron Kuka

“Sot në Vjenë të Austrisë në Kongresin e përzgjedhjes së kryetarit të ri të Federatës Europiane të xhudos dhe stafit përcjellës në këtë përzgjedhje nga Federata e Xhudos së Kosovës si drejtor sportiv një zëri është përzgjedhur kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Andaj urime kryetarit për postin e drejtorit sportiv të EJU”, ka shkruar Cena.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat