Distria kampione në Lojërat Mesdhetare 

Xhudo

Distria kampione në Lojërat Mesdhetare 

Nga: K.G. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:18 Përditësuar në ora: 20:27 më 29.06.2022
Driton Kuka dhe Distria Krasniqi

Presidentja e Kosovës: Dy medalje në xhudo në një ditë 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uron Distria Krasniqin (-52 kg) dhe Flaka Loxhën (- 57 kg), për medaljen e artë përkatësisht të bronztë në Lojërat Mesdhetare.

“Dy medalje në xhudo në një ditë. 

Fitore pas fitore, Distria Krasniqi, sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022! 

Këtë krenari na e rritë edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias”, uron presidentja Osmani.

Presidenti i Shqipërisë uron për medaljet e arta garuesit e Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar sportistët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës për medaljet e arta të fituara në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

Kosovës medaljen e artë ia solli Distria Krasniqi, kurse për Shqipërinë, medaljen e artë e fitoi mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov.

Për këto suksese presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dërguar mesazh urimi për të dy sportistët.

“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare. Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar!”, ka shkruar Meta në ‘Facebook’.

Ndërkaq, Kosova përveç medaljes së artë, tashmë ka arritur edhe një sukses në xhudo, pasi Flaka Loxha ia doli ta fitojë medaljen e bronztë.

Distria e Flaka, krenaria e Kosovës! Çfarë thotë ministria e sportit? 

Xhudistja Distria Krasniqi, kampione në kategorinë – 52 kg në Lojërat Mesdhetare dhe Flaka Loxha fituese e medaljes së bronztë (-57 kg), vashat që bënë krenarë Kosovën dhe i sollën medaljet e para nga Lojërat Mesdhetare – Oran 2022 në Algjeri. 

“Medalje e artë për Kosovën.

Krenari pa fund. Distria jonë përsëri e artë.

Xhudistja i ka sjell Kosovës medaljen e parë, dhe atë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Ajo mundi në finale kroaten, Ana Viktorija, Puljiz. 

Urime Distrias, Federatës së Xhudos së Kosovës dhe gjithë Kosovës.

Edhe një medalje tjetër nga Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. 

Xhudistja jonë Flaka Loxha fitoi të bronztën, pas fitores ndaj turkes Hasret Bozkurt, kategoria -57 kg.

Urime Flaka. Pa fund të lumtur për suksesin dhe punën tuaj. Gjithmonë krenarë me ju!”, uron ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Flaka lartëson Kosovën në Lojërat Mesdhetare, kokulur garuesja turke

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Flaka Loxha (- 57 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. 

Flaka luftoi ashtu si i ka hije në përballje me Hasret Bozkurt të Turqisë. 

Flaka menaxhoi luftën mirë në sfidën e saj historike të Lojërave Mesdhetare, duke e mposhtur turken.

Është medalja e dytë për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare, e para e artë nga Distria Krasniqi (-52 kg). 

Atmosferë në palestër, valonte flamuri i Kosovës dhe turkja me lot në sy lëshon arenën.

"Flaka Loxha i ka sjell Kosovës medaljen e dytë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë fitoi të bronztën, pas fitores ndaj turkes Hasret Bozkurt, kategoria -57 kg.

Është kjo medalja e dytë, pas të artës së Distria Krasniqit", shkruan në faqen e KOK-ut..

Distria kampione në Lojërat Mesdhetare!

Krenarit e kombit shqiptar, Distria Krasniqi, kampione olimpike, është fituese e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë!

Disi sot ka treguar edhe një herë klasin e saj, e cila në finale i dha leksion garueset nga Kroacia Ana Viktorija Puljiz. 

Fillimisht e eliminoi garuesen qipriote Sofia Asvesta, pastaj spanjollen  Ana Perez.

"Distria Krasniqi i ka sjell Kosovës medaljen e parë, dhe atë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë mundi në finale kroate, Ana Viktorija, Puljiz.

Urime Disit, Federatës së Xhudos së Kosovës dhe gjithë Kosovës", shkruan në faqen e KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat