Çullhaj eliminohet nga Lojërat Mesdhetare

Xhudo

Çullhaj eliminohet nga Lojërat Mesdhetare

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:12
Çullhaj

Në Oran të Algjerisë vijojnë garat për edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare, event ku përfaqësohet edhe Shqipëria. 

Sot radhën për të konkurruar për ekipin kuqezi e kishte xhudisti Indrit Çullhaj, në kategorinë e peshave -73 kg.

Kampion absolut prej shumë vitesh në Shqipëri, Çullhaj nuk mundi që të lërë gjurmë në “Oran 2022”, teksa pësoi dy disfata me “ippon”.

Fillimisht ai u mund nga algjeriani Messaoud Redouane Dris, ndërsa në duelin e dytë u mposht nga siriani Hasan Bayan.

Kujtojmë se deri më tani Shqipëria ka fituar dy medalje në Lojërat Mesdhetare me mundësit e stilit të lirë, teksa Zelimkhan Abakarov mori të artën, ndërsa Islam Dudaev të bronztën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat