Loriana Kuka e jashtëzakonshme, e artë në Lojërat Mesdhetare

Xhudo

Loriana Kuka e jashtëzakonshme, e artë në Lojërat Mesdhetare

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:31
Loriana Kuka

(E plotësuar) - Loriana Kuka nuk ndalet, fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.

Sukses i radhë për shtetin e Kosovës. 

Në finale të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana tregoi formë të lartë duke e gjunjëzuar francezen Chloe Buttigieg. 

Image

"Loriana Kuka është bërë e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, duke i sjell vendit tonë medaljen e gjashtë, të tretën të artë.

Xhudistja jonë mundi në finale francezen, Chloe Buttigieg, kategoria -78 kg.

Është kjo medalja e pestë nga sporti i xhudos.

Urime Lorit, xhudos dhe krejt Kosovës", shkruan në faqen e KOK-ut.

Image

Kosova po shkëlqen falë armatës së xhudos në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

Është siguruar medalja e gjashtë për shtetin e Kosovës. 

Trimëresha e Kosovës, xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) është në finalen e madhe dhe do të luftojë për të siguruar medaljen e tretë të artë.

Vajza pejane sot ka shkëlqyer në të gjitha aspektet, duke demoluar kundërshtaret. 

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, selektori i Kombëtares së Kosovës, me punën e tij ka bërë që këto suksese të vargohen njëra pas tjetrës.    

“Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. 

Xhudistja jonë, Loriana Kuka, bëhet garuesja e pestë nga ky sport që do të ngritet në podium.

Ajo mundi në gjysmëfinale kroaten,  Petrunjela Paviq, kategoria -78 kg. Urojmë që Lori ta fitojë të artën.

Shpat Zekaj, u ndal në repasazh nga kroati, Marko Kumriq, kategoria -100 kg. Ai përfundoi në vendin e shtatë”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Xhudistja Distria Krasniqi është e artë në kategorinë – 52 kg, Laura Fazliu - e artë në në -63 kg, Flaka Loxha - e bronztë në -57 kg dhe Akil Gjakova – i bronztë në 73 kg dhe boksieri Shpëtim Bajoku – i bronztë në boks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat