Driton Kuka tregon se kur mund të pensionohet

Xhudo

Driton Kuka tregon se kur mund të pensionohet

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 16:01
Driton Kuka

Trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka, ka përmendur për herë të parë mundësinë që të pensionohet, por për ta bërë këtë, Kuka ka kërkuar që të plotësohet një kusht.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Kuka derisa është shprehur shumë i lumtur dhe krenar me suksesin e xhudistes së re Enise Zijade e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15, ndër të tjera ka thënë se në momentin që dikush nga trajnerët dhe asistentët e tij do të arrijn që të fitojë medalje elitare nga mosha e re deri tek të rriturit, atëherë edhe do të pensionohet.

E për ta arritur këtë, Kuka ka shprehur gatishmëri që t’i mbështesë të gjitha asistentët e tij deri në arritjen e këtij objektivi.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

Enise Zijade fitoj medalje në Ballkanikun për fëmijë U15!

Një grup fëmijësh morën pjesë në garën e mbajtur në Greqi dhe luftuan mirë për të treguar se Kosova ka të ardhme në xhudo.

Për kureshtarët një grup prej 20-30 fëmijë ne klubin e xhudos “ Ippon” po rriten afër Majlindës e Fatosit e unë po mundohem të ju tregoj rrugën drejt kulminacionit. E me Projektin “Kosova Judo Nation” do grumbullojmë edhe të rinj tjerë në Qendrën Nacionale drejt rezultateve serioze për të rritur.

Momentin që dikush nga asistent trajnerët e mi ndërton medalje Elitare nga mosha e re deri te të rriturit atëherë do dal në pension!

Deri atëherë po ju pres të punoni, gjithmonë duke ju udhëzuar drejt këtij rrugëtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat