Fazliu ndalet në raundin e dytë, Cena në të parën

Xhudo

Fazliu ndalet në raundin e dytë, Cena në të parën

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:21
Fazliu

Ka përfunduar gara për Laura Fazliun në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë.

Xhudistja ka pësuar humbje në raundin e dytë të kategorisë deri në 63 kilogramë.

Laura u mposht nga spanjollja, Sarai Padilla Guerrero, pasi kaloi raundin e parë pa luftë.

Sot debutoi edhe Dardan Cena, i cili u mposht në raundin e parë nga ukrainasi, Vladyslav Kazimirov.

19-vjeçari garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj do të garojnë të dielën.

Flaka Loxha garoi të premten, teksa u rendit e shtata në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe fitoi 182 pikë olimpike “Paris 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat