Flaka Loxha lufton për të artën në Kupën e Botës në Sofje

Xhudo

Flaka Loxha lufton për të artën në Kupën e Botës në Sofje

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 16:19
Flaka Loxha

Nuk kanë të ndalur sukseset në arenën ndërkombëtare nga xhudistët e Kosovës, ku tani i është siguruar një tjetër medalje Kosovës.

Bëhet fjalë për xhudisten Flaka Loxha, e cila ka prekur finalen e Kupës së Botës në Sofje të Bullgarisë.

Në rrugëtimin e saj, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Belgjika, Eveline Delbaen.

Në çerekfinale, Loxha vazhdoi paraqitjen mbresëlënëse duke e mposhtur edhe boshnjaken, Andjela Samardzic, kurse në gjysmëfinale shënoi fitore kundër Adriana Salvador Rodriguez të Spanjës.

Loxha tani lufton për medaljen e artë në finale ku do të përballet me bullgaren, Ivelina Ilieva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat