Dardan Cena kërkon të bronztën në Botërorin e xhudos në Sofje

Xhudo

Dardan Cena kërkon të bronztën në Botërorin e xhudos në Sofje

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 16:48
Dardan Cena

Xhudisti nga Kosova, Dardan Cena do të luftojë për medaljen e bronztë në Kupën e Botës së xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena ka arritur në finale të repesazhit pasi që e ka mposhtur xhudistin rumun, Adrian Sulca.

Tani, Cena do të ketë përballë përsëri një xhudist rumun, ku ndeshet me Lucian Dumitrescu Bors për medaljen e artë në këtë Botëror.

Ndërkaq, në rrugëtimin e tij deri te finalja e repesazhit, Cena raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti malazezin Petar Klikovac.

Cena vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, ku e mposhti xhudistin armen, Arsen Avedisyan, kurse në çerekfinale u mposht nga rumuni Alexandru Raicu.

Kjo humbje e la Cenën në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti rumunin Adrian Sulca.

Tani, Cenën e ndan vetëm lufta kundër Lucian Dumitrescu Bors për medaljen e artë nga kjo garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat