​Kuka: Ky është misioni im i ri

Xhudo

​Kuka: Ky është misioni im i ri

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 21:36
Driton Kuka

Trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos Driton Kuka është shpallur si trajneri më i mirë i vitit 2022 në ceremoninë e përzgjedhjes së më të mirëve të vitit që kemi lënë pas.

Ai pasi pranoi marrja e këtij çmimi për herë të shtatë radhazi e bënë shumë krenar, por ka theksuar se tashmë i ka vendosur vetes një mision të ri dhe ai është krijimi i trajnerëve të rinj për të ardhmen, gjë të cilën ka thënë se tashmë e ka nisur me Majlinda Kelmendin.

“Kam dëshmuar se di të krijoj atletë të fortë e të mëdhenj dhe jam shumë krenarë për këtë çmim, por tani dua që nga vitit i ardhshëm këtë çmim ta marr Majlinda apo dikush tjetër.

Unë i kam vendosur vetes një mision të ri. Dua të krijoj dhe të rris trajner të rinj dhe të mëdhenj”, tha Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat