Ipponi i Pejës dominon në Kampionatin e Kosovës

Xhudo

Ipponi i Pejës dominon në Kampionatin e Kosovës

Më: 18 mars 2023 Në ora: 22:28
Ipponi i Pejës

Sot në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për senior.

Kampionati është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” nga Peja.
Kampionati është zhvilluar për grupmoshën e Seniorëve. 

“Pjesëmarrës kanë qenë këto klube: Ippon e Pejës, Trepça e Mitrovicës, Llapi i Podujevës, Polici i  Prishtinës, Sankaku i Fushë Kosovës, Kastrioti i Ferizajt, Prishtina dhe Gjilani.

Image

Polici i Prishtinës

Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.

Prezent në këtë Kampionat ishin edhe Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, Trajneri më i mirë në botë Driton Kuka, Kryetari i FXHK-së Agron Kuka, Sekretari i FXHK-së Korab Morina të cilët i përcollën ndeshjet nga afër.

Kampionati kaloj mirë e me sukses, kishte ndeshje të forta dhe interesante, në një atmosferë sportive.

Klubi më i suksesshëm me 11 medalje të arta, 3 të argjendta dhe asnjë të bronztë u shpall Klubi i xhudos Ippon Pejë, me 2 medalje të arta, asnjë të argjendtë dhe asnjë të bronztë në vendin e dytë u radhit Klubi i xhudos Sankaku Fushë Kosovë, me asnjë medalje të artë, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta në vendin e tretë radhitet Klubi i xhudos “Polici” Prishtinë dhe me asnjë të artë, 2 të argjendta, dhe 4 të bronzta në vendin e tretë radhitet Klubi i xhudos “Trepca” Mitrovicë”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Vendet e para sipas kategorive: 
Meshkujt
Kategoria -60 kg

1.Muhamedin Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë 

Kategoria -66 kg
1.Dion Sharapolli ”Ippon” Pejë 

Kategoria -73 kg
1.Loris Sharapolli ”Ippon” Pejë 

Kategoria -81 kg
1.Dardan Cena ”Ippon” Pejë 

Kategoria -90 kg
1.Anes Veseli ”Sankaku” Fushë Kosovë 

Kategoria -100kg
1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë

Kategoria +100kg
1.Shpati Zekaj “Ippon” Pejë 

Femrat
Kategoria -48 kg

1.Elita Gashi “Ippon” Pejë 

Kategoria -52 kg
1.Erza Muminoviq “Ippon” Pejë 

Kategoria -57 kg
1.Fatjona Kasapi “Ippon” Pejë 

Kategoria -63 kg
1.Flaka Loxha “Ippon” Pejë 

Kategoria -70 kg
1.Laura Fazliu “Ippon” Pejë 

Kategoria -78 kg

1. Loriana Kuka “Ippon” Peje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat