Nora Gjakova në finale, ndeshet me serben

Xhudo

Nora Gjakova në finale, ndeshet me serben

Më: 24 mars 2023 Në ora: 12:29
Nora Gjakova gjatë garës

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.

Xhudistja jonë në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me ëaza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike.

Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perishiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat