Gjakova - i shtati

Xhudo

Gjakova - i shtati

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 12:21
Gjakova synon medalje

(E plotësuar) -  Gara për Akil Gjakovën ka përfunduar.

Ai është mposhtur në ndeshjen e parë të repesazhit nga francezi, Benjamin Axus.

Xhudisti ynë u rendit i shtati në kategorinë deri në 73 kilogramë. 

Akil Gjakova është ndalur në çerekfinale të Grand Prixit të Taxhikistanit.

Xhudisiti u mposht nga rusi, Makhmadbek Makhmadbekov.

Akil Gjakova ende mund të fitojë medalje pasi mbetet në garë për të bronztën.

Ai mund të stoliset me të bronztën përmes repesazhit.

Xhudisti nga Peja garon në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Paraprakisht, ai sot mposhti rumunin Alexandru Raicu, në raundin e dytë – teksa të parin e kaloi pa luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat