Kuka: Kosova - shtet i xhudos!

Xhudo

Kuka: Kosova - shtet i xhudos!

Nga: K. G. Më: 7 qershor 2023 Në ora: 23:19
Në palestrën e sportit ”Minatori” në Mitrovicë

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, është i fascinuar me atmosferën e bukur në palestrën e sportit ”Minatori” në Mitrovicë.

Kuka tha se Kosova është shtet i xhudos. 

“Kosova - shtet i xhudos!

Sot Majlinda ishte figura kryesore e demonstrimit në Palestrën Minatori në Mitrovicën tonë!

Para mijëra fëmijëve sot ajo demonstroj Mjeshtëritë e saja për të inkurajuar të rinjtë të merren me sportin e xhudos.

Përmes sportit të bukur të xhudos ajo tregoj dhe u përgjigj në mënyrën më të bukur se si duhet të sjellen sportistët Elitar.

Prezent në demonstrim kësaj radhe ishte Kryeminstri Kurti, zv Minstrja  e MKRS Osmani dhe Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri.

Simbolikisht Majlinda i dhuroj Kryeminstrit brezin e zi si shenjë respekti për Projektin dhe përkrahjen e tij.

Mirënjohje e veçantë Klubit te xhudos Trepça nikoqir i ngjarjes së bukur sportive në qytetin e Minatorëve.

Kosova - Shtet i xhudos projekt që tashmë ka përfshi mbi 20 mijë fëmijë në mbarë Kosovën”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat