Dardan Cena e nisi mbarë Evropianin

Xhudo

Dardan Cena e nisi mbarë Evropianin

Më: 24 prill 2025 Në ora: 11:06
Dardan Cena

Dardan Cena e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë pasi e mundi xhudistin izraelit, Baruch Shmailove.

Dardan Cena, i cili është i biri i ish-xhudistit të njohur Anton Cena, në raundin e dytë të garave do të përballet me ukrainasin Said-Magomed Khalidov.

Krahas Cenës, sot do të garojë edhe xhudisti tjetër kosovar, Akil Gjakova.

Dje, Distria Krasniqi arriti sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampione e Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat