Cena e fiton edhe betejën e dytë në Evropianin e xhudos

Xhudo

Cena e fiton edhe betejën e dytë në Evropianin e xhudos

Më: 24 prill 2025 Në ora: 11:43
Pamje nga gara

Dardan Cena e ka fituar edhe betejën e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar në rrethin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti me Ippon ukrainasin Said-Magomed Khalidov.

Paraprakisht, Cena e mposhti izraelitin Baruch Shmailov.

Xhudisti pejan synon të shkojë sa më larg në Evropianin e xhudos, ndërsa në rrethin e tretë do të takohet me rusin Danil Lavrentev, përmes së cilit do ta kërkojë kualifikimin në çerekfinale të Evropianit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat