Kosova një, Serbia zero! Kjo ndodhi sot

Xhudo

Kosova një, Serbia zero! Kjo ndodhi sot

Nga: K.Goca Më: 14 qershor 2025 Në ora: 18:44 Përditësuar në ora: 20:09 më 14.06.2025
Distria Krasniqi

Kosova para Serbisë

Kosova ka medalje në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Serbia nuk ka asnjë medalje!

Distria Krasniqi është fituese e medaljes së argjendë në kategorinë – 52 kg.

Ajo në finale pas një dominimit nuk arriti të artën pasi që në minutën e fundit pësoi humbje nga japonezja Abe Uta.

Serbet nuk kanë asnjë medalje deri me tani në Kampionatin Botëror.

Është edhe një dëshmi se xhudo e Kosovës është superfuqi për serbet duke iu falënderuar kryemjeshtrit, trajnerit Driton Kuka.

Distria mahnit në Hungari! Driton Kuka: Mos u habitni

Selektori i kombëtares së Koxovës, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për xhudisten Distria Krasniqi, e cila sot ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

“Nënkampione Botërore!

Distria Krasniqi 52 kg.

Urime Kosovë.

Urime Shqiptar kudo që jeni!

Performancë e bukur e Disit sot!

Preku finalen e madhe, ishte duke punuar mirë por japonezja Abe shfrytëzoj një gabim dhe kaq mjaftoj!

Xhudo e federata jonë vazhdon tutje miq, medalja numër 9 nga Kampionatet Botërore!

Ne do ecim para, përkundër obstruksioneve të projekteve të federatës sonë, s’do ndalem asnjëherë mos u habitni!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Distria Krasniqi nënkampione e botës

Distria Krasniqi është fituese e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror.

Xhudisja e Kosovës është nënkampione e botës në kategorinë - 52 kg.

Distria ka treguar luftë të madhe në finale në përbalje me xhudisten Uta Abe nga Japonia por nuk ia doli.

Ndaj saj dominoi për kohë të gjatë, por Abe në minutën e fundit realizoi hedhje për Ippon.

Medalistja e dyfishtë olimpike ka shënuar sukses të madh dhe lartësuar shtetin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat