Sidorela Dodaj renditet e 5-ta në Kampionatin Evropian

Xhudo

Sidorela Dodaj renditet e 5-ta në Kampionatin Evropian

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 11:51
Pamje nga dueli

Sidorela Dodaj ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian për kadet të mbajtur në Shkup, Maqedoni, duke u renditur e 5-ta në kategorinë e saj, një arritje e veçantë që e vendos atë ndër më të mirat në kontinent.

Ky rezultat përfaqëson një hap përpara në karrierën e saj dhe një dëshmi për punën, përkushtimin dhe talentin që ajo sjell në tatami.

Në ndeshjen e parë, Sidorela mposhti vendasen Tamara Ilioska🇲🇰, ndërsa në të dytën triumfoi ndaj garueses Aysun Mammadova nga Azerbajxhani🇦🇿.

Në çerekfinale, ajo vazhdoi me formë të shkëlqyer duke mposhtur Vivien Vadovicova nga Sllovakia🇸🇰, dhe kështu i hapi vetes rrugë drejt gjysmëfinales, ku u ndesh me garuesen Valeriia Kozlova (IJF).

Sidorela arriti të ndeshej për medaljen e bronztë, por u mposht nga Giulia Bonzano nga Italia🇮🇹, duke u renditur e 5-ta në këtë garë.

Sidorela u ndesh me guxim duke u përballur me disa prej talenteve më të mëdha të Evropës. Ajo dëshmoi se është një emër premtues në arenën ndërkombëtare të xhudos. 

Sa i përket garuesve të tjerë, Blerina Gashi, Enise Zijade, Riad Kasapi, Milot Gashi, Agron Hamza dhe Reis Deliu, këtë herë nuk ishin në formën e tyre më të mirë dhe nuk arritën të sigurojnë fitore në këtë edicion të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat