Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, vlerëson lart xhudistin Shpat Zekaj, i cili sot shkëlqeu ën Shkup duke fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane.
“Shpat Zekaj dy javë dy medalje!
Kampion Ballkanik javën e kaluar në Pejë e i bronztë sot në Kupën Evropiane për të rritur në Shkup!
Plot 5 fitore e një humbje në një performancë premtuese për Normë Olimpike 2028!
Për medalje mposhti Italianin Bergamelli në një luftë shumë të fortë!
Shpati u rikthye pas një kohe të gjatë e një lëndimi serioz por këto dy javë flasin për kthimin e tij dhe potencialin e madh që ka për medalje Elitare!
Në Shkup garuan edhe Dardani 73 kg e Anesi 90 kg
Ishin jashtë formës që e patën javën e kaluar në Ballkanik!
Mbetën jashtë zonës së medaljeve
Në Shkup me ekip ishte Nora Gjakova asistent trajnere e re në ekipin tonë”, ka shkruar Kukan ë profilin e tij në facebook.