Driton Kuka: Një emocion ma ndryshe medalja për djalin tim

Xhudo

Driton Kuka: Një emocion ma ndryshe medalja për djalin tim

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2025 Në ora: 18:28
Jon Kuka

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, kë një mijë arsye që të mburret me rezultatin dhe suksesin e ditës së sotme, për faktin se djali i tij, Joni, është fitues i medaljes së bronztë në Kupën Evropian për kadet.

“Kupa Evropiane U-18 në Kranjska Gora të Sllovenisë, Jon Kuka - medalja e tij e parë në Kupën Evropiane U18 në Slloveni!

5 fitore e një humbje. 

Image

Një emocion ma ndryshe medalja për djalin tim.

Gara e tij e parë zyrtare për Kadet. 

Ishte në nivel të mirë, performancë premtuese!

Roni fitoj dy lufta e Miloti 1 luftë gjeneratë e mirë po vjen. 

Majlinda e Kushtrimi me ekipin si trajner!”, ka shkruar Kuka.

Xhudisti i talentuar Jon Kuka e ka deklasuar Llazar Bogdanoviqin, kësisoj ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat