Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (- 52 kg, ka shpartalluar rivalen.
Ajo edhe një herë ka treguar se është në formën më të mirë të mundshme.
Në xhiron e parë e mposhti për vetëm 22 sekonda brazilianen Amanda Lima.
“Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Prix Zagreb 2025!
Në çerekfinale Distria mposhti me Ippon, Blandine Pont nga Franca.
Në gjysmëfinale Distria do të ndeshet me Gaia Stella nga Italia”, ka shkruar FXHK.