Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laurinë Gashi, është kualifikuar në finalen e madhe në kryeqytetin malazez.
Laurina nuk ka të ndalur, në secilën luftë ka treguar mjeshtërit e saj.
Valentina Zhivkoviq kapitulloi nga vashat e Kosovës
“Laurinë Gashi në finale të Podgorica Junior European Cup 2025!
Në gjysmëfinale Laurinë mposhti me Ippon, Valentina Zhivkoviq nga Kroacia.
Në finale ajo do të ndeshet me Libi Becker nga Izraeli”, njofton FXHK.