Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, është i mahnitur me paraqitjen e talentes së madhe të xhudos, Arba Hasanaj.
Fati sportiv nuk ishte në anën e Arbës, e cila për pak mbetet pa medalje në Selanik të Greqisë.
“Arba Hasanaj sot ma ka bë ditën e bukur!
Garoj sot në Kupën Evropiane për kadete U-18, i ka vetëm 15 vjet e shënoj 3 fitore dhe arriti në gjysmëfinale!
Aty i mungoj përvoja për të shijuar medaljen por Arba sikur Joni 4 javë më parë po fillojnë rrugëtim të gjatë e me shumë medalje në të ardhmen!
Potencialin e saj Arba sot e konfirmoj!
Gjeneratë e mirë po vjen me edukatë e trung familjar të shëndosh, si komponentë me rëndësi për t’u bë kampione e madhe!
Të lumtë Arba”, - ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.