Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, përgëzon xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e bronztë në kategorinë – 52 kg në Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Araba.
Kuka tha se është viti i medaljeve për Distra Krasniqi.
“Distria në një ditë festive si kjo përkujdeset me medaljen e radhës!
Dy fjalë për Disin në 2025.
Krejt garat ku ka marr pjesë ka fituar medalje prej Grand Slamit në Paris e deri sot në Grand Slamin e Abu Dabit!
E medaljet më të çmueshme e arta në Evropian dhe e argjendta Nënkampione Botërore në Bidapest!
Vit i medaljeve për Disin, trajnerin e saj, Federatën tonë, shtetin tonë të bukur e Kombin Shqiptar.
Disi po shkon sigurt drejt LA2028 Olympics.
Urime dita e Shqipërisë me medaljen e radhës nga Sporti me 5 Copa Olimpike.
E dhjetëshe Botërore…
Në Abu Dabi nesër garon Laura e pasnesër Shpati!
Ju urojmë fat”, ka shkruar Kukan ë profilin e tij në facebook.