Fazliu mbetet në garë për medaljen e bronztë në Abu Dabi

Xhudo

Fazliu mbetet në garë për medaljen e bronztë në Abu Dabi

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 11:16
Laura Fazliu

Laura Fazliu po merr pjesë sot në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi, duke garuar në kategorinë deri 63 kilogramë.

Në raundin e parë, Laura ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë arriti të mposhtë Yeji Kim nga Koreja e Jugut, duke fituar me Ippon pas rreth dy minutash luftë.

Në çerekfinale, ajo u përball me Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia.

Lufta ishte e barabartë, por një moment pakujdesie i kushtoi dhe Mongolja arriti të fitojë me Yuko, duke kaluar në gjysmëfinale.

Laura në repasazh ku do të ndeshet me Lubjana Piovesana nga Austria/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat