Kampionia e xhudos, Distria Krasniqi, feston ditëlindjen e saj.
Federata e Xhudos së Kosovës e ka uruar, duke e quajtur “Distria e artë që ngjiti majat e botës”.
Po ashtu, Federata ka theksuar se ajo vazhdon të motivojë krenari për çdo sukses të saj.
Në urimin e saj, federata shprehet mirënjohjen për çdo emocion dhe arritje që Distria ka dhuruar për sportin kosovar, duke i dëshiruar shëndet, gëzim dhe suksese të reja që të vazhdojnë të triumfojnë.