Seksionet e programit “Xhudo në Shkolla” në SHFMU “Xhemail Kada” në Pejë, të udhëhequra nga trajneri
Admirim Sahara, i cili angazhohet në zhvillimin e xhudos dhe edukimin sportiv të nxënësve në këtë shkollë.
“Ushtrimet mbahen me rotacion, 1 herë në javë me nxënësit e klasave të ciklit të ulët 1 deri 5.
Programi shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës “Xhudo në Shkolla”, synon masovizimin dhe integrimin e xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.
Ky program mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, njofton FXHK.