Kampionja Olimpike, Nora Gjakova merr vendimin e papritur!

Xhudo

Kampionja Olimpike, Nora Gjakova merr vendimin e papritur!

Nga: K.G. Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 12:53
Nora Gjakova

Xhudistjha Nora Gjakova (-57 kg) i jep fund karrierës si sportiste aktive.

Nora e ka bërë të ditur këtë përmes profilit të saj në facebook.

Vajza që bëri krenar Kosovën e kombin shqiptar.

Momenti kulmor në karrierën e Norës ishte viti 2021 kur në Tokio e fitoi medaljen e artë olimpike.

“Faleminderit Xhudo…

Sot në ditën e fundit të vitit 2025 po e përmbylli një kapitull të rëndësishëm që për mu ka qenë e gjithë jeta ime deri tash, po e përfundoj karrierën time si sportiste.

Unë jam rrit dhe kam marr fryme me sportin e xhudos dhe jom e lumtur qe e kom jetu andrren teme.

Sfidat, humbjet dhe fitoret do te mbesin vetëm kujtime të paharrueshme për mu sepse me kanë bë një nder sportistet me te suksesshme shqiptare dhe mbi të gjitha njeriun që jam sot.

Jam mirënjohëse për këtë rrugëtim të bukur që e kam pas dhe ndihem e permbushur me gjithçka qe kam arrite gjate këtyre 23 viteve karriere ne sport.

Faleminderit qe keni qene pjese e këtij rrugëtimi: familjes për hapat e parë në sport dhe për mbështetjen e vazhdueshme, Tonit qe me ngriti si sportiste deri ne titullin me të lartë të Kampiones Olimpike, shokëve dhe shoqeve te Klubit Ippon në Pejë për çdo ndeshje e përkrahje, shtetit tim Kosovës për nderin edhe krenarinë që ma dha për me e përfaqësuar dhe te gjithe shqiptarëve kudo që janë për përkrahjen ndër vite.

Faleminderit te gjithëve që me keni qëndruar afër”,, ka njoftuar Nora.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat