Nora Gjakova sot zyrtarisht pensionohet si sportiste aktive në sportin e xhudos.
Nora fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë – 57 kg në vitin 2021. Sportistja fitoi shumë medalje të nivelit të lartë.
Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, shpreh mirënjohje për Norën.
“Faleminderit Nora!
Kampionja Olimpike sot zyrtarisht përfundoj karrierën e saj!
Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin Shqiptar!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.