Paraqitje e suksesshme e xhudistes Blerina Gashi në Kupën Evropiane për kadet në Poreç të Kroacisw.
Blerina nisi garën duke mposhtur me Ippon, Nika Katusic nga Kroacia.
Në xhiron e dytë ajo mposhti me
Ippon, izraeliten Rani Argaman.🇮🇱 Në ndeshjen e radhës, Blerina mposhti përsëri me Ippon, Tatiana Trebbi nga Italia.🇮🇹
Në çerekfinale Blerina humbi me Yuko nga Agam Sol Noy nga Izraeli.
Vazhdoi në repasazh ku u ndal rrugëtimi i saj pasi humbi me Ippon nga Tetiana Hlushchenko nga Ukraina.
Megjithatë, Blerina tregoi një paraqitje të suksesshme në këtë garë pas rikthimit nga lëndimi.
Në Kupën Evropiane për kadet, pjesëmarrës ishin edhe Roland Berani (-60 kg), Marsela Shala (-52 kg) dhe Elvira Ukaj (-70 kg) të cilët nuk arritën të kalonin xhiron e parë.