Xhudistë e xhudiste nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi🇲🇪, Bosnja dhe Hercegovina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Anglia u stërvitën për 1 javë radhazi me xhudistë/e nga Sllovenia.
Përgatitjet shkuan sipas planit.
Të gjithë janë të kënaqur me këtë ecuri.
Në këtë kamp morën pjesë xhudistët dhe xhudistet tona, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Enise Zijade, Laurinë Gashi, Arba Hasanaj, Krista Kovaçi, Kasandra Kovaçi, Akil Gjakova, Dardan Cena, Muhamedin Veseli, Blin Kuka, Jon Kuka, Andi Reshitaj, Roni Reshitaj, Furkan Kelmendi dhe Milot Gashi.
Ekipi i Kosovës ishte nën udhëheqjen e trajnerëve, Driton Kuka, Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku, duke zhvilluar formën e tyre fizike dhe teknike për garat e radhës.