Kamp Ndërkombëtar në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë!
Në Pejë po mbahet Kampi Ndërkombëtar Stërvitor dy javor, me pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës dhe xhudistëve nga Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Shqipëri.
Gjatë këtij kampi, xhudistët po përgatiten intenzivisht për garat e ardhshme.
Kampi po mbahet nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka, si dhe trajnerëve Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi.