Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë është mbajtur trajnimi i referëve, i udhëhequr nga Kryemjeshtri Driton Kuka.
Në këtë trajnim morën pjesë trajnerët dhe referët nga të gjitha klubet e xhudos në Kosovë.
Pjesëmarrësit u njoftuan për rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi për ciklin e ri të garave të vitit 2026.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në komponentën për zhvillimin e kapaciteteve.
Programi mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe përmes kësaj komponente po punohet vazhdimisht për ngritjen e kapaciteteve të të gjitha klubeve.