Kosova në Kampin stërvitor ndërkombëtar në Hungari

Xhudo

Kosova në Kampin stërvitor ndërkombëtar në Hungari

Më: 2 prill 2026 Në ora: 12:01
Pamje

Kosova në Kampin stërvitor ndërkombëtar në Tata 2026!

Në qytetin Tata të Hungarisë u mbajt Kampi Stërvitor Ndërkombëtar ku mblodhi xhudiste/ë elitarë nga e gjithë bota, duke ofruar mundësi për shkëmbim përvojash dhe stërvitje në nivel të lartë.

Kosova u përfaqësua nga Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Dardan Cena, Laurinë Gashi dhe Enise Zijade. 

Ekipi ynë u udhëhoq nga Kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi. 
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat