Vajza e Kosovës hesht Tbilisin e Gjeorgjisë, kampione e Evropës
Nuk ka kush që i del para.
E fuqishme si gjithmonë është Distria Krasniqi.
Vajza e Kosovës është kampione e Evropës në xhudo.
Kampione e Evropës në kategorinë -52 kg.
Ajo shkëlqeu luftë pas lufte, duke dërrmuar një nga një kundërshtaret.
Për herë të katërt, Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës.
Xhudistja ka arritur këtë sukses për herë të tretë rresht.
Distria fitoi medaljen e artë pasi e mposhti në finale francezen me përvojë Amandine Buchard.
Distria ishte më e mirë se 30-vjeçarja dhe me meritë arriti medaljen e artë, një sukses i madh për xhudon dhe shtetin e Kosovës.
Ndaj saj fitoi me waza-ari, ndërsa dominoi gjatë gjithë luftës.