Dardan Cena e nis mjaft mirë Europianin, e fiton duelin e parë

Xhudo

Dardan Cena e nis mjaft mirë Europianin, e fiton duelin e parë

Më: 17 prill 2026 Në ora: 09:37
Dardan Cena

Dardan Cena e ka nisur mjaft mirë Kampionatin Europian të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudisti nga Kosova e kaloi me sukses raundin e dytë, pasi e mposhti me IPPON në “Golden Score” xhudistin nga Bullgaria, Victor Skerlev.

Në raundin e parë kaloi pa luftë, teksa në raundin e tretë do të përballet me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov.

Sot në garë janë edhe Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat