Edhe Dardan Cena eliminohet nga Europiani

Xhudo

Edhe Dardan Cena eliminohet nga Europiani

Më: 17 prill 2026 Në ora: 11:35
Pamje nga gara

Edhe për Dardan Cenën ka përfunduar Kampionati Europian i xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudisti kosovar u ndal në raundin e tretë, pasi kaloi pa luftë në të parin, kurse triumfoi në të dytin.

Në raundin e tretë, Cena u mposht nga xhudisti nga Azerbajxhani, Hidayat, Heydarov me IPPON.

Në garë tani ka mbetur vetëm Akil Gjakova, teksa edhe Laura Fazliu u eliminua qysh në betejën e saj të parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat