Blin Kuka fiton medaljen e artë në Zvicër

Xhudo

Blin Kuka fiton medaljen e artë në Zvicër

Nga: K.G. Më: 25 prill 2026 Në ora: 16:18
Kosova

Xhudisti i talentuar Blin Kuka rikthehet fuqishëm duke triumfuar dhe fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar në St. Gallen të 
Zvicrës.

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, është i lumtur  me këta takontw.

“Fund javë e bukur në St.Gallen të Zvicrës!

Blin Kuka 90 kg U21 - medalja e artë, Jon Kuka 60 kg U18, Riduan Kabashi 73 kg U18 - vendi 7. 

Turneu ndërkombëtar në Zvicër u mbajt sot me pjesëmarrje të më se 10 shteteve dhe garuesit tanë ishin në formë të mirë e kjo garë do ju shërbej për garat zyrtare që i presin gjatë këtij viti!

E veçanta e kësaj gare kthimi i suksesshëm i Blinit pas afër një vit pauzë që iu deshën për tu rikuperuar nga lëndimet!

Majlinda si gjithmonë në krye të detyrës”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat