Kosova me 5 garuese në Kupën Evropiane

Xhudo

Kosova me 5 garuese në Kupën Evropiane

Më: 1 maj 2026 Në ora: 15:36
Driton Kuka

Më 2 dhe 3 maj 2026, në Stamboll të Turqisë do të mbahet Kupa Evropiane për junior. 

Kosovën do ta përfaqësojnë: Estea Arifaj -52 kg; Laurinë Gashi -52 kg; Enise Zijade -57 kg; Erlule Musaj - 63kg dhe Sidorela Dodaj -63 kg.

“Ekipi ynë do të udhëhiqet nga trajnerët Driton Kuka, Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi.

Kjo garë do të mbledhë gjithsej 512 garues/e, 309 meshkuj dhe 203 femra, nga 27 shtete e 3 kontinente.

Erlulja dhe Sidorela do të ndeshen të shtunën kurse Estea, Laurinë, dhe Enise do të ndeshen të dielën”, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat