Driton Kuka ka qenë prej xhudistëve më të spikatur shqiptarë në fund të viteve 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta.
Ai ka qenë pjesë e klubit Prishtina dhe synonte të shkonte në Argjentinë.
"Në Ankara të Turqisë prej 13 deri më 17 mars do të mbahet Kampionati Ballkanik i xhudos, në të cilën garë do të marrë pjesë edhe reprezentacioni i Jugosllavisë.

Më 5 mars 1990
Në mesin e shtatë reprezentuesve Sreçko Mërvaleviq (seleksionues) e ftoi edhe xhudistin e klubi të Prishtinës, Driton Kukaj.
Fanellën e reprezentacionit do ta mbrojë në kategorinë prej 71 kg”, ka shkruar sporti i “Rilindjes” më 5 mars të vitit 1990.
"Jam i bindur se do ta arsyetoj besimin e dhënë të seleksionuesit, e këto gara do të më shërbejnë si sprovë e përgjithshme për Kampionatin Botëror që do të mbahet kah fundi i marsit në Argjentinë", ishte deklarata e Kukajt e botuar më 5 mars të vitit 1990.