Trajneri i xhudos, Driton Kuka, si gjithmonë i kushton rëndësi të madhe punës me të rinjtë dhe të reja.
Synimi është krijimi i emrave të rinj për garat ndërkombëtare.
“Ekipi ynë përfundoj stërvitjet në Shqipëri.
Një kamp stërvitor i mbushur me stërvitje të forcës, kondicionit por edhe aktivitete tjera!
Një gërshetim gjeneratash në ekipin tonë!
Kemi ndërtuar dy gjenerata me kampionë Evropian Botëror e Olimpik.
A do kemi medalje tjera Elitare nga emra tjerë!?
Po punojmë më shumë se kurrë por …
Diçka po shkon ma ndryshe.
Gjenerata që flasin pak, të vështirë për komunikim, gjenerata që vëmendjen e drejtojnë shumë në telefona e kohën e kalojnë shumë në rrjete sociale e lojëra të ndryshme jo fizike por në lojëra elektronike!
Metodat e punës duhet ndërruar gjithmonë jam i vetëdijshëm por sfidë e vështirë për çdo prind, pedagog në shkollë, trajner në ekipe”, ka shkruar Kuka.