“Pllaka e Artë” për kryemjeshtrin Driton Kuka, njeriun që ngriti Kosovën në majat më të larta.
Një tjetër vlerësim prestigjioz për njeriun që e shndërroi Kosovën në fuqi botërore të xhudos.
“Sot, në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, Kryemjeshtrit Driton Kuka iu nda çmimi kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi, dorëzuar nga Prof. Dushko Bjelica dhe Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë, Batriq Markoviq.
Në një atmosferë miqësore, Kryemjeshtri Kuka, së bashku me xhudistët dhe stafin e Federatës së Xhudos së Kosovës, mirëpritën përfaqësuesit e Akademisë Sportive të Malit të Zi në shtëpinë e kampionëve tanë.
Ky vlerësim i është ndarë trajnerit të artë të Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin ndërkombëtar, për promovimin e xhudos dhe për një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim, vizion dhe rezultate historike. Driton Kuka është trajneri që e ngriti Kosovën në majat më të larta të sportit botëror, duke e bërë flamurin tonë të valojë krenar në arenat më prestigjioze”, njofton FXHK.