Xhudistja franceze Lea Fontaine triumfoi në “Grand Slam”-in e Lozanës në kategorinë +78 kg, ku mposhti në finale Romane Dicko.
Pas suksesit, ajo u përball me një valë talljesh dhe komentesh fyese në rrjetet sociale për peshën dhe pamjen e saj fizike.
Fontaine tha se respekton kritikat sportive dhe analizat teknike, por theksoi se sulmet personale kalojnë çdo kufi.
Për këtë arsye, ajo vendosi të ndërmarrë hapa ligjorë dhe bëri denoncim zyrtar.
“Kjo ka filluar të ndikojë edhe te njerëzit e mi të afërt, ndaj nuk do të hesht më”, deklaroi ajo.
Rasti i saj rikthen në vëmendje problemin e bullizmit “online” ndaj sportistëve
. Edhe sportistë të tjerë, mes tyre Paula Leiton dhe Marina Bassols, kanë denoncuar sulme dhe kërcënime në rrjetet sociale.
Sipas një studimi të vitit 2024, tenistet morën rreth 8 mijë kërcënime “online”, 40% e të cilave lidhej me persona që kishin vënë baste.