Zgjedhjet, flasin qytetarët: Shpresojmë që në Kosovë do të udhëheqin njerëzit e fitores dhe jo të fitimit!

Zgjedhjet 2021

Zgjedhjet, flasin qytetarët: Shpresojmë që në Kosovë do të udhëheqin njerëzit e fitores dhe jo të fitimit!

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:35
Qyetari

Qytetarët e Kosovës vendosin sot për qeverinë e re dhe kryeministrin.

Në një prononcim për Report TV, qytetarët që kanë votuar në Kosovë shprehen se shpresojnë, që të kenë një qeveri të re dhe të qëndrueshme.

‘Po kam votuar. Mendojmë se pas shumë përpjekjesh do të ketë një qeveri. Shpresojmë që të gjithë të dalin në zgjedhje. Shpresojmë që të kemi një qeveri të re. Shpresat i kemi tek ato parti që ende nuk kanë qenë në qeveri dhe një prej tyre është LVV.’- tha një qytetar.

 ‘Po shpresat nuk duhet ti humbim kurrë, në këtë rast shpresojmë që Kosovën do të udhëheqin njerëzit e llojit të fitores dhe jo të llojit të fitimit. Shpresojmë mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshe dhe këtë e ka rinia.’- tha një tjetër votues.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat