Donjet Bislimi tregon se sa vota ka marrë

Zgjedhjet 2021

Donjet Bislimi tregon se sa vota ka marrë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Donjet Bislimi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar se sa vota i ka marrë.

Bislimi ka marrë mbi 7 mijë vota në të gjithë territorin e Kosovës

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës ka dal e dyta në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marr 137.722 vota ose 17.41% të totalit të përgjithshëm.

Postimi i plotë i tij:

“Miq,

Me besimin e Rinisë Demokratike të Kosovës dhe me misionin kryesor, shërbimin ndaj kauzës së liderëve tanë unë kërkova votën tuaj,

Më lejoni që nga zemra të ju falemnderoj për besimin dhe përkrahjen tuaj, BASHKË edhe këtë herë partisë i kemi sjellur përmbi 7 mijë vota.

Këto zgjedhje nuk ishin të rëndomta, andaj edhe qëllimi ynë nuk ishte i rëndomt, qëllimi ynë ishte më i lartë dhe sublim sesa veq një ulëse, ishte shërbim ndaj liderëve tanë të cilët edhe sot po sakrifikojnë për ne!

Kosova dhe Rinia janë misionet tona jetësore, ne besojmë se duke qenë të bashkuar, të lidhur për ideali dhe për dashurie për atdhe e komb do arrijmë të realizojmë vizionet tona për të ardhmen tonë.

Dashuria për shtetin dhe shërbimi ndaj tij nuk përkufizohet vetëm me një post politik, por përditshmëria jonë dhe çdo punë qe e kryejmë me nder dhe krenari për atdheun na bënë të ndihemi mirë, çdo gurë që e vendosim sot, nesër do shëndrrohet në rrugën e trasuar për gjeneratat pas nesh.

Unë do jem GJITHMONË në shërbim të atdheut dhe popullit, pavarsisht nga ku dhe si,
Kosova është misioni im dhe ideali është ushqimi i shpirtit tim!

Një mesazh për bashkëpunëtorët e mrekullueshëm me të cilët së bashku udhëheqim strukturën më të organizuar rinore politike,

Jemi bashkë dhe do mbetemi BASHKË,
Shpejt do takohemi për të ju thënë FALEMNDERIT!

Partisë i nevojitet reformë e thellë dhe ata reformatorë jeni vetëm ju.
Mijëra herë falemnderit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat