Në përfundim të votimeve, Vetëvendosja ka një thirrje për qytetarët

Zgjedhjet 2021

Në përfundim të votimeve, Vetëvendosja ka një thirrje për qytetarët

Nga: H.O. Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:31
Arkiv

Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook ka bërë thirrje tek qytetarët që të dalin në zgjedhje edhe në këta minutat e fundit.

Ata bënë thirrje që secili të shfrytëzoj kohë për të zbatuar të drejtën demokratike dhe qytetare.

Sipas tyre, pjesëmarrja në votime është shëndet për demokracinë.

“Të dashur qytetarë, mbeten edhe 40 minuta deri në përfundimin e procesit të votimit. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë kohë për ta zbatuar të drejtën tuaj demokratike dhe qytetare, sepse pjesëmarrja është shëndet për demokracinë”, thuhet në këtë njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat