EXIT-POLL i PIPOS, detaje të reja nga Fisnik Halimi

Zgjedhjet 2021

EXIT-POLL i PIPOS, detaje të reja nga Fisnik Halimi

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:58
Fisnik Halimi

Tashmë pothuajse ka përfunduar e gjithë puna në sondazhin e institutit e PIPOS.

Rezultati i nxjerr do të publikohet fiks në orën 19:00, atëherë kur është koha që të mbyllen të gjitha vendvotimet anembanë vendit.

Drejtori i këtij instituti, Fisnik Halimi, është shprehur se kanë intervistuar mbi 40 mijë anketues.

“Çdo gjë ka shkuar sipas planifikimeve, kemi kryer pothuajse të gjitha intervistat në intervistat në terren. Në fiks 19:00 do t’i japim projeksionet tona për rezultatin e zgjedhjeve”.

“Ka margjinë të vogël të gabimit. Kemi kaluar 40 mijë intervista gjatë ditës së sotme duke përfshirë të gjitha rajonet. I tërë territori ka qenë i mbuluar me anketues”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat