Hoti thotë se votuesit e LDK-së nuk do e votojnë as VV-në as Vjosa Osmanin

Zgjedhjet 2021

Hoti thotë se votuesit e LDK-së nuk do e votojnë as VV-në as Vjosa Osmanin

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:14
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherit edhe kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, ka thënë se kandidatja për presidente nga radhët e LVV’së, Vjosa Osmani, njëherit edhe ushtruese e detyrës së presidentit, nuk ka kurrfarë ndikimi tek votuesit e LDK’së.

Hoti ka thënë se as largimi i Osmanit, e as fushata e saj politike nuk i sjellë vota tradicionale të LDK’së asaj.

“Largimi nga LDK ka pasur zero ndikim. Besoj se unë njoh edhe strukturat edhe elektoratin tradicional të LDK’së. Efekti i saj është zero. Nuk e duron elektorati i LDK’së Vjosa Osmanin. Njerëzit që kanë qenë tradicionalisht LDK nuk e votojnë Vetëvendosjen”, deklaroi Hoti.

Kreu i ekzekutivit në detyrë e ka konsideruar si propagandistike prezencën e flamurit të ish-presidentit Rugova në tubimet elektorale të VV’së

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat