Pritje deri në tri orë për votim në Fushë Kosovë, radhë të gjata 1 orë para mbylljes

Zgjedhjet 2021

Pritje deri në tri orë për votim në Fushë Kosovë, radhë të gjata 1 orë para mbylljes

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deri në tri orë po presin qytetarët për të votuar në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Vetëm një klasë e votimit me kusht ka bërë që me qindra qytetarë të presin për votim, e ka prej tyre që nga pamundësia për të pritur janë kthyer.

“Qe dy orë e gjysmë jam t’u prit. Po shtin pa rend. Sot gjithë këta veta kurrë nuk munden me i kry, ja po kthehem krejt, nuk po votojmë hiç”, tha një qytetar.

Në bazë të të dhënave, deri në orën 17:30, në këtë klasë të vetme për votim me kusht e cila është e përbashkët me votim të rregullt, kanë votuar 553 qytetarë, janë shtuar 200 fletëvotime dhe është ndërruar kutia e votimit.

Më herët kallxo ka raportuar se një qytetar i kishte paralajmëruar komisionerët se nëse nuk marrin masata, ata do ta thërrasin Policinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri në orën 15:00 në Komunën e Fushë Kosovës kanë votuar 35,59% apo 13,477 e votuesve.

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat